Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka monitoruar procesin zgjedhor në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ai ka thënë se ishte mirë të shihte këtë ditë të demokracisë në Kosovë.
“Si gjithmonë, sot jam kënaqur me vëzhgimin e zgjedhjeve. Nga Mitrovica Jugore dhe Millosheva në Mitrovica Veriore, Grabovci në Zveçan dhe Banjska, ishte mirë të dëshmonim këtë ditë të demokracisë. Ende ka kohë për të votuar”, ka thënë Hargreaves.


