Sipas të dhënave të fundit, nga përditësimi i orës 17:00, KQZ bën të ditur se në Prishtinë kanë votuar 45.56% apo 100 mijë e 8 qytetarë.
Këto të dhëna janë nga përditësimi i 261 vendvotimeve të procesuara nga 262 sa janë gjithsej.
Në këtë komunë të drejtë vote kanë 219 mijë e 516 qytetarë.
Derisa në tërë Kosovën të drejtë vote kanë 1 milion e 999 mijë e 2014 qytetarë.


