Lajme

Kandidati për deputet nga Lista Serbe thyen rëndë heshtjen zgjedhore- Publikon numrat e disa kandidatëve, bën thirrje për t’i votuar

12/28/2025 16:22
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga Lista Serbe, Sreqko Spasiq ka thyer rëndë heshtjen zgjedhore duke udhëzuar me numra kënd me votua.

Ai në profilin i tij në Facebook para disa ore ka publikuar  numrat e disa kandidatëve për deputetë ku ka bërë thirrje që ata të votohen, raporton tëvë1.

Sipas Ligjit Zgjedhore të Kosovës, heshtja zgjedhore në Kosovë fillon me hapjen e qendrave të votimit,

Lista Serbe ka bërë votim të organziaur sot në veri të Mitrovicës, e cila poashtu është e ndaluar me Ligjin Zgjedhor në Kosovë.

Qeveria e Serbisë e pat emëruar Sreqko Spasiqin si kryetar të Organit të Përkohshëm Komunal të komunës së Vitisë. Ai ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Kllokotit në zgjedhjet lokale, i cili u tërhoq nga gara zgjedhore në favor të Listës Serbe disa ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve.

Megjithatë, Spasiq, postimin në profilin e tij në Facebook tashmë e ka fshirë.