Lajme

Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira për vendin është krijimi i një qeverie stabile

12/28/2025 14:23
nga:Y I

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka bërë një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare në vend.

Ai ka thënë se shpreson që dita e sotme të kalojë në mënyrë dinjitoze dhe të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës.

“Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot do të kalojë në një mënyrë dinjitoze dhe të qetë dhe do të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës,” shkroi ai në një postim të bërë në Facebook.

Sipas tij, më e mira për vendin do të ishte krijimi i një qeverie stabile, sepse sipas tij kjo është ajo që vendi ka më së shumti nevojë.

“Më e mira për vendin do të ishte që rezultatet të çojnë në krijimin e një qeverie stabile, pasi kjo është ajo që vendi ka nevojë tani. Rroftë Kosova!” përfundoi ai.