Lajme

Koci: Nëse mendoni që duke i votu kandidatët e njëjtë fillojmë me jetu më mirë, gaboni

12/28/2025 13:10
nga:Lorik J

Avokati i njohur, Arianit Koci ka kërkuar nga qytetarët që për dallim nga 9 shkurti, të mos votojnë njëjtë.

Ai tha se nuk ka përmirësim pa një mini-revulucion politik.

Postimi i plotë:

“Nëse mendoni që duke i votu kandidatët e njëjtë fillojmë me jetu më mirë, gaboni.
Prandaj, do të jetojmë nën varfëri dhe primitivizëm edhe pas këtyre zgjedhjeve, si shteti më i pazhvilluar i Evropës.
Pa një mini-revolucion politik, pa ndryshime radikale në mënyrën si bëhet politika, dhe pa kyçjen e njerëzve të vendosur dhe dinamikë në arritjen e mirëqenies në shoqëri, nuk ka përmirësim.
Shihemi shumë shpejt në zgjedhjet e ardhshme”, shkruan Koci.