Glauk Konjufca ka deklaruar se dita e zgjedhjeve është dita më e rëndësishme e demokracisë, pasi qytetarët e Kosovës votojnë për përfaqësuesit e tyre, raporton GazetaBlic.
Ai ka shprehur shpresën që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen pa probleme, në mënyrë paqësore dhe të organizuar mirë, duke theksuar se kjo dëshmon pjekurinë e shoqërisë.
Konjufca i ka ftuar të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë aktive në ndërtimin e shtetit.


