Lajme

Voton Elbert Krasniqi, fton qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

12/28/2025 12:21
nga:Lorik J

Elbert Krasniqi ka ushtruar sot të drejtën e votës në kuadër të procesit zgjedhor. Pas votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare.

“Të dashur qytetarë, në këtë ditë të diele me diell, dilni dhe votoni, janë pak minuta që përcaktojnë drejtimin tonë si shtet dhe shoqëri”, u shpreh Krasniqi pas votimit.