Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet paraprake të përqindjes së daljes në votime sipas komunave.
Deri në orën 11:00, komuna me shumicë shqiptare që ka regjistruar përqindjen më të lartë të votuesve është Prishtina, me 10,42% të qytetarëve me të drejtë vote që kanë shfrytëzuar këtë të drejtë demokratike.
Nga ana tjetër, komuna që kryeson me përqindjen më të madhe të daljes në votime është komuna e Ranillugës, me 16,27%.
Në nivel vendi, përqindja totale e daljes në votime deri në orën 11:00 është 7,66%, me gjithsej 160,855 qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
Sot, Kosova po zhvillon zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në 38 komuna të vendit. Ky është procesi i katërt zgjedhor që organizohet gjatë këtij viti.
Përqindjen e votuesve nëpër komuna mund ta gjeni në në këtë link.


