Lajme

Memli Krasniqi: Dilni dhe votoni, me përgjegjësi, shpresë dhe besim

12/28/2025 11:28
nga:Lorik J

Ish kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

Krasniqi me një postim në rrjetin social, Facebook, ka shkruar se sot çdo votë është hap drejt stabilitetit dhe zhvillimit, andaj i ftoi qytetarët të votojnë me përgjegjësi, shpresë e besim, shkruan GazetaBlic.

Ja postimi i tij:

“Bashkë me Melizën, ushtruam të drejtën tonë qytetare dhe të domosdoshme.

Sot, çdo votë është një hap drejt stabilitetit, zhvillimit dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë.

Dilni dhe votoni. Me përgjegjësi, shpresë dhe besim”, ka shkruar Krasniqi.

/GazetaBlic