Më herët, kryetari i kuvendit Dimal Basha ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë.
Basha ka votuar në një qendër votimi në Ferizaj.
Pasi votoi, Basha para gazetarëve tha se “sot është ditë festë për demokracinë”.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët të votojnë në numër sa më të lartë”, tha ai.


