Ramush Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryeministër, ka votuar herët në mëngjes së bashku me anëtarë të familjes së tij.
Pas votimit, ai theksoi se dita e zgjedhjeve është një moment i rëndësishëm për përgjegjësi dhe shpresë, duke ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë aktive në vendimmarrje.


