Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka hedhur votën e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e cila edhe ka inkurajuar qytetarët që të dalin dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë kushtetuese.
Ajo ka theksuar se çdo votë ka rëndësi.
“Unë votova dhe përmbusha obligimin tim qytetar. Ju inkurajoj të shfrytëzoni të drejtën tuaj, pasi çdo votë ka rëndësi”, shkroi ajo.


