Ende nuk kanë arritur dy zyrtarë të cilët janë paraparë për tavolinën ndihmëse në Fakultetin e Filologjisë.
Kryesuesi i kësaj qendre, Emanuel Gjolekaj ka bërë të ditur se për këtë është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ai po ashtu i ka thënë KosovaPress-it se në vendvotimin me numër 1906/7 nuk është kamera funksionale.
Edhe për këtë, ai tha se e kanë njoftuar KQZ-në. Në këtë qendër votimi të drejtë vote kanë 6791 qytetarë.


