Lajme

Vodhën rreth 4 mijë franga dhe 800 euro, arrestohen dy të dyshuarit në Ferizaj

12/27/2025 20:32
nga:Y I

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona që disa ditë më parë ia kishin vjedhur viktimës tre mijë e 800 franga si dhe 800 euro.

“Më datën 23.12.2025, rreth orës 15:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht brenda veturës së tij dhe nën kërcënim i janë grabitur 3800 franga zvicerane dhe 800 euro para të gatshme.

Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe rasti është hetuar nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

“Pas një pune intensive hetimore, janë identifikuar të dyshuarit M. Q., (21 vjeç) dhe A. R., (24 vjeç)”.

I dyshuari i parë e ka pranuar veprën pasi ishte arrestuar dje, teksa sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë.

“Më datën 26.12.2025 është arrestuar i dyshuari M.Q., i cili ka pranuar veprën penale në prezencë të avokatit, ndërsa më 27.12.2025, rreth orës 17:00, është arrestuar edhe i dyshuari i dytë A. R, ku nga ai janë sekuestruar një shumë e parave të dyshuara si para nga grabitja dhe dy telefona mobil”.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj tyre është iniciuar kallëzimi penal për veprën ‘Grabitja’”.