Kandidati i PDK-së për deputet me numër 22, Besim Hasani, ka thënë se ishte nder dhe privilegj që gjatë këtyre ditëve të fushatës të bashkëbisedoj me qytetarët për shumë tema.
Hasani ka falenderuar familjen, shokët dhe miqtë, sportistët dhe sportistet, veteranët, familjarët e dëshmorëve tanë, invalidët e UÇK-së, mësuesit dhe profesorët .
Një falenderim të veçantë, Hasani, e ka patur për strukturat e PDK-së dhe Kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza, për besimin dhe mbështetjen e ofruar.
“Nesër do të votojmë – do të votojmë për jetën e secilit prej nesh, për të ardhmen tonë.Duhet të dalim të gjithë për ta kryer obligimin qytetar, dhe jo vetëm kaq – të votojmë për Kuvendin e Republikës.Besoni në programin e PDK-së dhe në z. Bedri Hamza. Bashkë. Përpara” shkruan Hasani raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ishte privilegj i imi që gjatë këtyre ditëve të fushatës t’ju takoj dhe të bashkëbisedoj me ju për shumë tema.
Dua të falënderoj secilin prej jush, familjen time, shokët dhe miqtë e mi, sportistët dhe sportistet, veteranët, familjarët e dëshmorëve tanë, invalidët e UÇK-së, mësuesit dhe profesorët – të gjithë ju pa dallim.
Veçanërisht falënderoj strukturat e PDK-së dhe Kryeministrin në ardhje, z. Bedri Hamza, për besimin dhe mbështetjen e ofruar.
Nesër do të votojmë – do të votojmë për jetën e secilit prej nesh, për të ardhmen tonë.
Duhet të dalim të gjithë për ta kryer obligimin qytetar, dhe jo vetëm kaq – të votojmë për Kuvendin e Republikës.
Besoni në programin e PDK-së dhe në z. Bedri Hamza. Bashkë. Përpara.
𝗩𝗼𝘁𝗼𝗻𝗶 𝗣𝗗𝗞 𝟭𝟯𝟬,
𝗩𝗼𝘁𝗼𝗻𝗶 𝗕𝗲𝗱𝗿𝗶 𝗛𝗮𝗺𝘇𝗮 𝟭,
𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝘀𝗶𝗺 𝗛𝗮𝘀𝗮𝗻𝗶 𝟮𝟮.
Jam mirënjohës dhe i nderuar nga secili prej jush.


