Lajme

Zafir Berisha: ‘Nga Kosova nuk heqim dorë, sepse ajo është më shumë se politikë, është identitet, është amanet’

12/27/2025 18:02
nga:Y I

Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zafir Berisha, ka deklaruar se në betejën politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit po hyn me bindje të plotë dhe motiv të qartë për të dhënë kontributin maksimal në luftimin e së keqes që e ka kapluar Kosovën.

Berisha ka thënë se me Ramush Haradinajn i lidh një histori sakrifice për liri, por mbi të gjitha i lidh përgjegjësia morale ndaj vendit, ndaj gjakut të derdhur dhe ndaj brezave që meritojnë një Kosovë më të drejtë dhe më të fortë.

“Nga Kosova nuk heqim dorë, sepse ajo është më shumë se politikë, është identitet, është amanet” shkruan Berisha.

‘Rreshtimi im në këtë betejë është zë i të gjithë atyre që ndihen të zhgënjyer, të mashtruar, por jo të dorëzuar. Është thirrje për t’u bashkuar për një Kosovë që udhëhiqet me ndershmëri, guxim dhe dashuri të sinqertë për qytetarin’ mbyll shkrimin Zafir Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Krah Kosovës ku qytetari jeton me dinjitet dhe krenari.

Në betejën politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit po hyj me bindje të plotë dhe motiv të qartë për të dhënë kontributin tim maksimal në luftimin e së keqes që e ka kapluar Kosovën.

Me Ramush Haradinajn na lidh një histori sakrifice për liri, por mbi të gjitha na lidh përgjegjësia morale ndaj këtij vendi, ndaj gjakut të derdhur dhe ndaj brezave që meritojnë një Kosovë më të drejtë dhe më të fortë.

Nga Kosova nuk heqim dorë, sepse ajo është më shumë se politikë, është identitet, është amanet.

Rreshtimi im në këtë betejë është zë i të gjithë atyre që ndihen të zhgënjyer, të mashtruar, por jo të dorëzuar. Është thirrje për t’u bashkuar për një Kosovë që udhëhiqet me ndershmëri, guxim dhe dashuri të sinqertë për qytetarin.

#Zafa16

#129krahtejekosovë