Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar gjatë ditës Podujevën ku është takuar me kryetarin e degës së LDK-së në këte qytet, Ekrem Hyseni, dhe qytetarë të shumtë në shesh.
Rama tha se Dr. Ekrem Hyseni i duhet Kosovës, me punë të dëshmuar, vizion të qartë dhe përkushtim ndaj shërbimit publik.
‘Si gjithmonë, ndjenjë e mirë të jesh në Llap’ shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.
Ekrem Hyseni kandidon në zgjedhjet e 28 dhjetorit për deputet me numrin 13.
Postimi i plotë:
Në Podujevë, bashkë me Dokin, e nisëm ditën me çaj dhe me biseda për Prishtinën dhe Podujevën.
Dr. Ekrem Hyseni i duhet Kosovës, me punë të dëshmuar, vizion të qartë dhe përkushtim ndaj shërbimit publik.
Si gjithmonë, ndjenjë e mirë të jesh në Llap.


