Sporti

Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona

12/27/2025 14:50
nga:Sh R

brojtësi Nathan Ake është i hapur për t’u larguar nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa Barcelona po e ndjek nga afër situatën e tij, raporton “Mundo Deportivo”.

Ylli holandez ka dalë si një nga objektivat e klubit katalunas për merkaton dimërore, me Barcelonën që synon të përforcojë repartin defensiv.

Nevoja është shtuar edhe më shumë pas lëndimit afatgjatë në ligamentin kryesor të gjurit së Andreas Christensen, si dhe pas pasigurisë rreth Ronald Araujo, për shkak të problemeve të tij të shëndetit mendor.

Ake ka rënë ndjeshëm në hierarkinë e Pep Guardiolës te Manchester City. 30-vjeçari ka qenë titullar vetëm dy herë në 10 ndeshje të kombinuara në Liga Premier dhe Ligën e Kampionëve, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rolin e tij brenda skuadrës.

Holandezi dëshiron të rikthehet te minutat e rregullta, me synimin për të siguruar një vend në kombëtaren e Holandës të drejtuar nga Ronald Koeman, në prag të Kupës së Botës 2026.

Sipas raportimeve, Barcelona po shqyrton mundësinë që ta transferojë Aken në formë huazimi, me një opsion blerjeje në fund të sezonit. Një lëvizje e tillë do t’i ofronte lojtarit vazhdimësi, ndërsa Barcelonës një zgjidhje të menjëhershme për mbrojtjen në një moment delikat të sezonit.