Lajme

Burri në Mitrovicë që u gjet i vdekur ishte shofer i ndihmës së shpejtë

12/27/2025 13:21
nga:Sh R

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në Mitrovicën e Jugut, njoftoi policia në raportin 24-orësh sot.

Mediumi lokal “Mitropol” raportoi se viktima ishte shofer i ndihmës së shpejtë në këtë qytet.

“Viktima është identifikuar si Shukri Peci, rreth 64 vjeç, i cili u gjet i pajetë në rrugën “Miran Hajra”. Peci ishte shofer i ndihmës së shpejtë në Mitrovicë”, njofton Mitropol.


Ai u gjet i vdekur në rrugën “Miran Hajra”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha policia.