Lajme

Deri në orën 09:00, në përfaqësitë diplomatike votuan mbi një mijë shtetas

12/27/2025 10:39
nga:Sh R

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se deri në orën 09:00, në përfaqësitë diplomatike kanë votuar mbi një mijë shtetas të Kosovës me të drejtë vote.

“Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit nga 24 përfaqësi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 8.64% % apo 1,659 votues”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i institucionit.

Ndërkohë, pamje nga radhët e pritjes për të votuar kanë ndarë eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme ka shfaqur shtetasit e Kosovës, duke pritur para konsullatës në Cyrih në radhë për të votuar.