Lajme

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim pas përleshjeve vdekjeprurëse

12/27/2025 08:07
nga:Sh R

Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm, thanë ministrat e mbrojtjes të të dy vendeve në një deklaratë të përbashkët të shtunën.

Të dyja palët kanë rënë dakord të ngrijnë të gjitha lëvizjet e trupave dhe të lejojnë civilët që jetojnë në zonat kufitare të kthehen në shtëpi, duke i dhënë fund javëve të tëra përleshjesh të ashpra kufitare që kanë vrarë të paktën 41 persona dhe kanë zhvendosur pothuajse një milion njerëz, shkruan BBC.

Armëpushimi hyri në fuqi në mesditë sipas orës lokale (05:00 GMT). Pasi të zgjasë për 72 orë, 18 ushtarë kamboxhianë të mbajtur nga Tajlanda do të lirohen gjithashtu, thuhet në deklaratë.

Ky përparim erdhi pasi zyrtarët tajlandezë dhe kamboxhianë zhvilluan disa ditë bisedimesh që synonin t’i jepnin fund luftimeve të reja midis dy vendeve.