Lajme

Abdixhiku ndan fotografi nga tubimi përmbyllës i fushatës- Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë!

12/26/2025 20:12
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një fotografi nga tubimi përmbyllës i këtij subjekti politik.

Abdixhiku tha se kjo është LDK-ja që kanë ëndërruar gjithmonë.

“Me këtë besim po ecim përpara. Të qetë në ndërgjegje, të fortë në vullnet dhe të bashkuar në qëllim. Sepse kjo është rruga jonë. Rruga e shpresës. Rruga e Lidhjes Demokratike të Kosovës” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë. Me këtë besim po ecim përpara. Të qetë në ndërgjegje, të fortë në vullnet dhe të bashkuar në qëllim. Sepse kjo është rruga jonë.

Rruga e shpresës. Rruga e Lidhjes Demokratike të Kosovës. ✌️