Lajme

Dreshaj i AAK-së pritet në Qumështoren ‘VITA’ dhe në ‘Liridona Home’

12/26/2025 18:26
nga:Y I

Biznesmeni i njohur dhe ish-zv/Ministri i jashtëm Gani Dreshaj, tani kandidat për deputet me numër 8, në listën e AAK-së me numër 129, është pritur sot në vizita me rëndësi, tek Qumështroja ‘VITA’, që operon në kuadër të gjigandit ‘Devolli Group’ të biznesmenit të njohur shqiptar Blerim Devolli dhe në ‘Liridona Home’.

Dreshaj thotë se në këtë pritje, Drejtorit dhe të gjithë punonjësve u ka siguruar mbështetjen e vazhdueshme për ndërmarrjet prodhuese në njësinë zgjedhore.

‘Ndërmarrje si Vita kanë nevojë për siguri politike, furnizim të qëndrueshëm me energji, kushte të drejta dhe subvencione — dhe jo presion politik apo rreziqe të panevojshme.’-tha Dreshaj mes tjerash.

‘Nga këtu shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të thellë — veçanërisht për familjen Devolli, e cila për më shumë se 40 vjet ka kontribuar me përkushtim, vizion dhe përgjegjësi në zhvillimin e ekonomisë sonë dhe të komunitetit.’-ka shtuar kandidati i AAK-së ne numri 8, Gani Dreshaj, i cili më pas ka vizituar edhe kompaninë e suksesshme ‘Liridona Home’.

Dreshaj tutje ka potencuar se ‘VITA’ mbetet kompani e jashtëzakonshme udhëheqëse e produkteve të qumështit në Kosovë. Kjo kompani është një shembull i shkëlqyer i prodhimit vendor të suksesshëm, inovacionit, lidhjes me rajonin dhe stabilitetit ekonomik.

‘Vita është shumë më tepër sesa një markë qumështi — ajo është simbol i rritjes, cilësisë dhe së ardhmes së komunitetit tonë.’-shtoi ai.

Vita u themelua në vitin 2003 nga ‘Devolli Group’ në Pejë dhe ishte marka e parë në Kosovë që përpunoi produkte të qumështit me teknologjinë moderne UHT (Ultra-High Temperature) — në bashkëpunim me kompaninë botërore të paketimit Tetra Pak. Kjo teknologji garanton siguri të lartë ushqimore dhe afat të gjatë ruajtjeje, pa cenuar shijen dhe vlerën ushqyese natyrale të produktit.