Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konstatuar se kandidatë deputetë nga LVV kanë shfrytëzuar institucionet publike për promovim elektoral gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, andaj Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me gjashtë mijë euro.
Në vendimin e PZAP bëhet e ditur se janë pranuar si të bazuara ankesa e e LDK-së dhe se LVV me deputetët Arbërie Nagavci, Hysen Durmishi, Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Çeko e kanë shfrytëzuar institucionet publike për fushatë.
Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 6,000.00 (gjashtëmijë) euro”, shkruhet në vendimin e PZAP.
Derisa, PZAP njofton se Lëvizja Vetëvendosje detyrohet që gjobën e shqiptuar ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.


