Kandidati për deputet nga Istogu, Dr. Sci, Besim Mulaj, tha se gjatë periudhës ë fushatës ka patur mundësi të takoj shumë afaristë.
Mulaj tha se ata me shumë sakrificë ata po i mbajnë në këmbë bizneset e tyre dhe po kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Bizneset janë tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë dhe si të tilla duhet të jenë prioritet i çdo qeverie serioze” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.
‘Ju premtoj mbështetje të vazhdueshme dhe angazhim të plotë për të qenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës’ thekson Mulaj.
Postimi i plotë:
Gjatë kësaj fushate kam pasur mundësinë të takoj shumë afaristë, të cilët me përkushtim, punë të palodhshme dhe përballë sfidave të shumta kanë investuar në Kosovë.
Me shumë sakrificë ata po i mbajnë në këmbë bizneset e tyre dhe po kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Bizneset janë tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë dhe si të tilla duhet të jenë prioritet i çdo qeverie serioze. Me LDK-në në qeveri, biznesi do të trajtohet me respekt dhe do të ketë komunikim të vazhdueshëm për reforma strukturore ekonomike që i shërbejnë zhvillimit dhe qëndrueshmërisë.
Ju premtoj mbështetje të vazhdueshme dhe angazhim të plotë për të qenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës.
Nga zemra ju falënderoj për punën fisnike që po e bëni dhe për kontributin tuaj të çmuar për vendin tonë. Ju premtoj se do të jem gjithmonë pranë jush.
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123


