Kandidati i AAK-së me numër 4, Bekë Berisha, ka mbajtur sot një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Berisha tha se veteranët e UÇK-së janë janë ndërgjegjja e gjallë e lirisë sonë dhe dëshmia se sakrifica për atdheun është e vlefshme.
“Falë luftës së UÇK -së dhe mbështetjes së aleatëve Kosova është e lirë. Detyra jonë është që kësaj lirie t’i japim drejtim të qartë zhvillimi, forcim institucional dhe integrim evropian, si popull i lirë dhe i dinjitetshëm” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.
‘Ky takim ishte më shumë se respekt. ishte zotim për përgjegjësi dhe vazhdimësi ndaj vlerave për të cilat u luftua’ shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Sot, në takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u riafirmua një e vërtetë që nuk ndryshon kurrë:
veteranët e UÇK-së janë ndërgjegjja e gjallë e lirisë sonë dhe dëshmia se sakrifica për atdheun është e vlefshme.
Falë luftës së UÇK -së dhe mbështetjes së aleatëve Kosova është e lirë. Detyra jonë është që kësaj lirie t’i japim drejtim të qartë zhvillimi, forcim institucional dhe integrim evropian, si popull i lirë dhe i dinjitetshëm.
Ky takim ishte më shumë se respekt. ishte zotim për përgjegjësi dhe vazhdimësi ndaj vlerave për të cilat u luftua.
Jemi krah për krah, si atëherë, si sot dhe gjithmonë.
Voto AAK 129
Beke Berisha 4
#BekeBerisha #AAK #BEK4 #BEK4x4


