Lajme

Osmani: Kosova synon forcimin e marrëdhënieve me Hondurasin

12/26/2025 12:03
nga:N K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e zgjedhur të Hondurasit, Tito Asfura, me rastin e fitores së tij në zgjedhje.

Përmes një postimi në platformën X, Osmani i shprehu urimet më të përzemërta Asfurës, duke i dëshiruar suksese në marrjen e kësaj përgjegjësie të rëndësishme shtetërore.

Ajo theksoi se Kosova pret me interes bashkëpunimin me presidentin e zgjedhur dhe administratën e tij, me synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.