Real Madrid është klubi i futbollit më i ndjekur dhe më popullor në botë, prandaj fanellat e reja priten me shumë interes çdo sezon.
Disa nga mediumet ndërkombëtare kanë publikuar fanellat që pretendojnë se Real do të veshë sezonin e ardhshëm, transmeton GazetaBlic Sport.
Tradicionalisht, fanellat e Real Madridit në shtëpi janë të bardha. Megjithatë, Adidas ka shtuar vija me ngjyra të ndryshme në mëngë, një detaj që nuk lidhet me ngjyrat e klubit të Real Madridit.
Fotot tregojnë gjithashtu se jaka e fanellave të reja do të jetë jeshile e errët, si dhe shkronjat e sponsorëve kryesorë HP dhe Fly Emirates.

/GazetaBlic Sport/


