Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Gani Dreshaj, ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e marrë nga strukturat e partisë dhe qytetarët gjatë takimeve të fundit në Istog dhe rajon.
Dreshaj ka falënderuar kryesinë e AAK-së në Istog, anëtarët, aktivistët dhe të gjithë mbështetësit për pritjen e ngrohtë dhe besimin e dhënë, duke e cilësuar këtë mbështetje si një forcë të madhe për rikthimin e tij në skenën politike.
Statusi i tij i plotë:
Faleminderit nga zemra strukturave të AAK-së në Istog — kryesisë, anëtarëve, aktivistëve dhe të gjithë mbështetësve tanë. Jam thellësisht mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe besimin që më keni dhënë.
Mirënjohja ime shkon për qytetarët e Istogut, por edhe të Klinës, Pejës dhe mbarë Kosovës. Jam krenar që ju kam pranë dhe ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjej.
Nëse marr besimin tuaj, do të angazhohem me gjithë forcën time që të rikthejmë shpresën, të mbrojmë dinjitetin e qytetarëve tanë dhe të përmbushim atë që zemrat tuaja kanë kërkuar prej kohësh.
Rikthimi im pas një pauze politike nuk ka qenë i lehtë — por mbështetja juaj e madhe në fshatra, në qytete dhe në çdo cep të Kosovës më ka dhënë forcë, guxim dhe besim.
Këtë mbështetje nuk do ta harroj kurrë. Do të jem gjithmonë në shërbim të juaji dhe të Kosovës sonë.
Faleminderit nga zemra — për besimin, për kombin dhe për AAK-në!
Le të luftojmë deri në fitore!
G.D


