Sporti

Llapi është një nga skuadrat e interesuara për Aridon Bllacën

12/25/2025 16:36
nga:Lorik J

Aridon Bllaca dje ka njoftuar largimin e tij nga SC Gjilani.

Portieri i talentuar ka vendosur të ndajë rrugët me klubin e Debatik Currit dhe nuk do jetë pjesë e SC Gjilanit në pranverë.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Llapi është një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e portierit të talentuar kosovar.

Bllaca ka edhe disa oferta konkrete, megjithatë Llapi ndodhet aty dhe mundësitë janë reale që ‘gardiani’ të jetë nën urdhërat e Batatinës për vazhdimin e sezonit 2025/26.

/GazetaBlic Sport