Ylber Ramadani ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me Lecce.
Kontrata aktuale e mefushorit me skuadrën italiane përfundon në qershor të 2026.
Por me shumë gjasa, lideri i Kombëtares shqiptare mund të vazhdojë qëndrimin te verdhekuqtë. Kjo pasi sipas mediave italiane bëhet me dije se drejtuesit e kanë pjesë të planeve dhe besojnë të shqiptari dhe në këtë mënyrë Eusebio Di Francesco dëshiron ta ketë në ekip.
Shumë shpejt pritet që palët të diskutojnë mbi rinovimin dhe mbetet të shihet nëse do të arrijnë një marrveshje për vazhdimësinë dhe nëse qëndrimi i Ramadanit te Lecce do të vazhdojë edhe për disa sezone të tjera. Kujtojmë se në këtë sezon, Ramadani ka luajtur në 16 ndeshje, në total 1345 minuta.


