Sporti

Shitja e Emërllahut lajm i madh edhe për Ballkanin, kjo është shuma që do të fitojë skuadra kosovare

12/25/2025 11:20
nga:Mergim Rreci

Lindon Emërllahu ka bërë një hap tjetër në karrierën e tij.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, është transferuar në Ukrainë te ekipi i FC Polissya, me vlerën e transferimit që shkon rreth 2 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.

Një lajm i mirë vjen edhe për skuadrën e Ballkanit, skuadër kjo që zotëron 15% të kartonit të tij. Kjo do të thotë se nga shuma e përgjithshme, Ballkani do të fitojë rreth 300 mijë euro nga shitja e Emërllahut.