Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nën qeverisjen e tij paga për mësimdhënësit do të jetë një mijë euro.
Për mësimin tërëditor ai ka thënë se jo vetëm në Prishtinë por do ta bëjnë në tërë Kosovën.
Abdixhiku theksoi se në plan programin e LDK-së është paraparë të ndërtohen 80 çerdhe.


