Lajme

Albin Kurti prezanton zotimet për rininë: Biletë mujore prej 10 eurosh për transportin dhe më shumë bursa studimore

12/25/2025 09:51
nga:Genita C

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar disa nga zotimet e tij për rininë, raporton GazetaBlic.

Në zotimin e tij ka përfshirë biletën e integruar mujore për transport urban dhe ndërurban me kosto 10 euro, Bursa e Mobilitetit për studentët që studiojnë larg vendbanimit, si dhe dyfishimin e bursave studimore, nga të cilat do të përfitojnë edhe studentët e universiteteve jopublike.

Postimi i plotë: