Sporti

Tyson Fury ka një kusht për ta pranuar meçin ndaj Joshua

12/25/2025 09:06
nga:Mergim Rreci

Tyson Fury është gati të hyjë në ring me Anthony Joshua vitin e ardhshëm, por ndeshja që tifozët e boksit kanë pritur për gati një dekadë do të ndodhë vetëm me një kusht, por vendimtar.

Siç e ka konfirmuar promotori i tij, gjithçka varet nga një ofertë e mirë financiare, transmeton GazetaBlic Sport.

Fury është pensionuar zyrtarisht që nga janari i vitit 2025, ndërsa Joshua kishte qenë jashtë ringut që nga një nokaut i rëndë kundër Daniel Dubois në shtator të vitit 2024, deri fundjavën e kaluar kur ai e mposhti Jake Paul në një ndeshje të pabarabartë.

Çmimi luan një rol vendimtar

Duke folur për Sky Sports, promotori i Fury-t, Frank Warren, pranoi se  është i interesuar për ndeshjen, por me një kusht: Ajo që do ta motivojë Tyson është aspekti financiar. Unë besoj se ai mund ta mposhtë Joshuan, vetë Tyson dhe i gjithë ekipi i tij e besojnë këtë. Gjithçka varet nga vlera e ndeshjes. Është një ndeshje e madhe dhe ia vlen shumë para. Tyson ka çmimin e tij”, tha Warren.

/GazetaBlic Sport/