Lajme

Tri kalime ilegale për një ditë në veri

12/25/2025 08:28
nga:G B

Pavarësisht se u proklamua se të gjitha rrugët ilegale në Mitrovicën e Veriut janë mbyllur, aktiviteti i kalimeve ilegale vazhdon, veçanërisht afër Leposaviqit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dje janë regjistruar tre raste të kalimit të paligjshëm të kufirit.

 Policia ka njoftuar se një person është kapur duke futur mallra dhe një shumë të konsiderueshme parash, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet, së bashku me automjetin me të cilin ai kaloi kufirin.

Ky person është liruar më pas, pas përfundimit të procedurave të rregullta, raportoi gazetari korrespondent Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7”.

Pak orë më vonë, janë raportuar edhe dy raste të tjera, ku po ashtu veturat janë futur ilegalisht, të dy personat e përfshirë në këto raste janë liruar pas procedurave të zakonshme.