Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, falënderoi sonte banorët e Lluzhanit për pritjen dhe mbështetjen gjatë takimit për programin qeverisës të partisë, duke theksuar rëndësinë e dialogut për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton GazetaBlic.
Postimi i plotë:
Lluzhan faleminderit!
Kjo pritje e mbështetje sonte në Lluzhan, është dëshmi e besimit në Lidhjen tonë, është dëshmi e përcaktimit dhe vendosmërisë për 28 dhjetor.
Ma banorët e Lluzhanit diskutuam për programin qeverisës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në kuadër të të cilit trajtohen nevojat dhe kërkesat e qytetarëve tanë.
Faleminderit për mikpritjen, për mobilizimin dhe mbështetjen e fuqishme!


