Lajme

31-shi i PDK-së, Maliqaj: PDK do ta ndryshojë Udhëzimin Administrativ dhe do të heqë TVSH-në për barnat

12/24/2025 19:11
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 31, Gazmend Maliqaj, ka thënë se qytetarët po përballen me mungesë barnash për shkak të një Udhëzimi Administrativ që ka ndikuar në çmim dhe cilësi, raporton GazetaBlic.

Ai premton se PDK do ta ndryshojë këtë udhëzim dhe do të heqë TVSH-në për barnat, për të ulur çmimet dhe për të lehtësuar furnizimin për qytetarët.

“Qytetarët tanë po përballen me sfida të mëdha për furnizim me barna. Mungesa e disa prej llojeve të barnave po i detyron pacientët tanë, të gjejnë forma alternative për furnizim. E tërë kjo, si pasojë e një Udhëzimi Administrativ që ka ndikuar negativisht në çmimin, e poashtu edhe në cilësi”, tha Maliqaj.

“PDK, do ta ndryshoj që në fillim këtë Udhëzim dhe kështu do të japim më shumë mundësi dhe çmime më të lira për qytetarët. Shto kësaj, edhe faktin se ne do ta heqim TVSH-në për barna”, përfundoi ai.