Sporti

Valmir Berisha largohet nga Malisheva

12/24/2025 18:14
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës mbylli sezonin vjeshtor në vendin e pestë në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës në futboll.

Tashmë, ekipi i Elon Berishës ka shkuar në pushim disa ditor, teksa po projektohen edhe largimet e afrimet në merkaton e janarit.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, i pari që do të largohet nga Malisheva do jetë sulmuesi Valmir Berisha.

Berisha nuk do jetë pjesë e Malishevës në pjesën e mbetur të sezonit, teksa mbetet të shihet e ardhmja e tij.

/GazetaBlic Sport