Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, ka kritikuar Qeverinë për vonesat në sektorin e energjisë, duke deklaruar se rreth 500 MW investime në parqe fotovoltaike, përfshirë 100 MW të fituara përmes ankandit, janë bllokuar në procedura të gjata administrative, raporton GazetaBlic.
Ai ka vënë në pikëpyetje realizimin e premtimeve të kryeministrit Albin Kurti lidhur me zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme.
“Afër 500 MW investime në parqe fotovoltaike janë në pritje, përfshirë edhe 100 MW të fituara me ankand, të bllokuara nëpër procedura të pafundme. Albin ku i ke premtimet….”, shkruan Mulaj.


