Kushtrim Shabani edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Llapit.
Për një gjë të tillë sot raportoi ekskluzivisht GazetaBlic Sport, teksa KF Llapi e zyrtarizoi para pak minutave.
Shabani largohet nga Llapi pas më shumë se 200 ndeshjeve.
Ja njoftimi i klubit:
“Me respekt të ndërsjellë, KF Llapi dhe Kushtrim Shabani e përmbyllin kapitullin e tyre të përbashkët. Më shumë se 200 ndeshje me fanellën bardhekaltër – faleminderit për kontributin e jashtëzakonshëm”, ka shkruar Llapi.
/GazetaBlic Sport


