Tafil Peci, kandidat i VV’së për deputet, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, duke u ndalur te shtëpia e prof. Latif Berishës, e djegur gjatë luftës, raporton GazetaBlic.
Ai vlerësoi se rindërtimi i saj si monument kujtese përbën një nderim për jetën dhe kontributin e profesorit, si dhe një dëshmi të dhimbjes kolektive që nuk duhet harruar, me qëllim ruajtjen e dinjitetit historik.


