Lajme

Reduktimet në Rahovec e Malishevë, KEDS: Pasojë e mungesës së kapaciteteve në nivelin e transmisionit

12/24/2025 14:51
nga:Sh R

KEDS, në një përgjigje për T7, ka thënë se ndërprerjet e rrymës në Rahovec, Malishevë dhe komuna tjera nuk janë pasojë e mbingarkesës në rrjet, por nga mungesa e kapaciteteve në nivelin e transmisionit.

“Jo, ndërprerjet në komunat e përmendura nuk janë si pasojë e mbingarkesës së rrjetit të shpërndarjes, por rrjedhin nga mungesa e kapaciteteve në nivelin e transmisionit.”

KEDS shton se shkyçja dje në zonën Prizren 1 ka qenë shkyçje emergjente e realizuar nga KOSTT që të zëvendësohen kabllot.

“Sa i përket shkyçjes së djeshme në Prizren 1, ajo ka qenë një shkyçje emergjente e realizuar nga KOSTT me qëllim të zëvendësimit të kabllove. Megjithatë, kapacitetet transmetuese kanë mbetur të njëjta dhe, si rrjedhojë, problemet lidhur me mbingarkesën e rrjetit të transmisionit vazhdojnë të mbeten të pandryshuara. Rrjedhimisht, rajoni/zona në fjalë përballet me mbingarkesë të rrjetit transmetues. Për detaje shtesë, ju lutemi të mbështeteni në deklarimet zyrtare të KOSTT-it.”

Në përgjigje thuhet se “komunat e specifikuara në deklarimet publike të KOSTT-it do të vazhdojnë të jenë të afektuara deri në normalizimin e ngarkesës në rrjet”.

“Për referencë, ju lutemi gjeni dhe konsultoni deklarimet zyrtare të KOSTT-it.”