Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama është takuar me profesorë të Universitetit të Prishtinës.
Tha se diskutua për përmirësimin e kushteve për ta dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe diasporë.
“Takim me profesorët e Universitetit të Prishtinës nga të gjitha viset shqiptare. Në këtë takim u theksua roli jetik i Universitetit të Prishtinës si shtyllë e dijes, rezistencës dhe zhvillimit kombëtar. U diskutua rëndësia e arsimit të pavarur, përmirësimit të kushteve për profesorët dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe diasporë. #PDK130 #Rr7”, shkroi ai në një postim në Facebook.


