Luka Modric donte ta përfundonte karrierën e tij te Real Madridi dhe e kishte pranuar një ulje page, raporton El Mundo.
Trajneri i “Mbretërve”, Xabi Alonso, donte që kroati me përvojë të qëndronte, por e dinte se nuk ishte vendimi i tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Menaxhmenti i Real Madridit donte t’i hapte rrugën Aurélien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Fede Valverde dhe Arda Guler në mesfushë.
Disa zëra brenda klubit argumentojnë se ndikimi i Luka Modricit brenda dhe jashtë fushës është i nevojshëm në dhomën e zhveshjes së Real Madridit për momentin.
/GazetaBlic Sport/


