Lajme

Ymeri: 801 euro për megavat vetëm për bartje të energjisë elektrike nga ora 20:00 sonte deri në mesnatë nga Maqedonia e Veriut

12/24/2025 12:23
nga:Sh R

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka theksuar se sonte nga ora 20:00 deri në mesnatë, do jetë 801 euro për megavat vetëm për bartje të energjisë elektrike nga Maqedonia e Veriut, raporton GazetaBlic.

Ymeri thotë se është afër 9 fish më shtrenjtë se vet çmimi i energjisë në bursën hungareze Hupx.

Postimi i plotë:

801 Euro për Megavat vetëm për bartje të energjisë elektrike prej ores 8 mbrëmje sonte deri në mesnatë nga Maqedonia e Veriut.

Afër 9 fish më shtrenjtë se vet cmimi i energjisë në bursën hungareze Hupx (baseload).