Lajme

Besnik Tahiri: VV kampione e shkeljes së Kushtetutës

12/23/2025 23:41
nga:Genita C

Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, gjatë debatit të sotëm në Politiko, kritikoi qeverisjen e kaluar të VETËVENDOSJE!-s (VV), duke thënë se gjatë mandatit të kaluar, VV ka qenë kampione e shkeljes së Kushtetutës.

Ai përmendi edhe rastin e njohur me Kryeprokurorin, duke shtuar se ngjarje të tilla nuk ndodhin as në Korenë e Veriut.