Lajme

Ramush Haradinaj: Sonte lidhëm besën me Suharekën për të qenë krah për krah

12/23/2025 19:47
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vizituar Suharekën, ku ka diskutuar me qytetarët për planin e tij qeverisës, duke përfshirë anëtarësimin në NATO, energji të sigurt, vende pune, arsim cilësor dhe një shtet që respekton qytetarët, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar mbështetjen e qytetarëve për AAK dhe fton që më 28 dhjetor të votojnë për qeverinë e tij.