Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë historike dhe lidershipit me dinjitet në ndërtimin e shtetit, raporton GazetaBlic.
Ai ka nënvizuar se politika e LDK-së qëndron e palëkundur dhe reflekton vizion shtetëror dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Postimi i plotë:
Jo rastësi. Jo moment.
Është rrjedhë historie.
Është vazhdimësi e një ideje që lindi për ta ndërtuar shtetin, u sprovua në kohë të vështira dhe sot qëndron e palëkundur.
Politikë me dinjitet, vizion shtetëror dhe lidership që nuk përkulet.
Të fala nga 77-shi i LDK-së


