Lajme

39-shi i AAK-së, Mehmet Klinaku premton dinjitet dhe dokumente për qytetarët e Luginës së Preshevës

12/23/2025 18:01
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për deputet, Mehmet Klinaku, ka theksuar se qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë meritojnë dinjitet dhe respekt, raporton GazetaBlic.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e pajisjes së tyre me dokumente dhe ka premtuar angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të tyre dhe të vendit.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Republikën e Kosovës meritojnë dinjitet, meritojnë rrespekt.

Më së paku që mundemi të bëjmë për t’a është t’i pajisim me dokumente, e jo ti anashkalojmë siç ka ndodhur deri më tani.

Gjithmonë krah teje, krah secilit, krah vendit.
#krahteje
#AAK129
#RamushHaradinaj1
#MehmetKlinaku39